Vritet 45 vjeçari në Peqin

Një 45 vjeçar është vrarë me armë zjarri mëngjesin e sotëm në Peqin. Policia bën me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Gjocaj, ku pas një konflikti për motive të dobëta, L.B. ka qëlluar me pistoletë ndaj Y.Xh.

Y. Xh, rreth 45 vjeç, banues në fshatin Pajov ka ndërruar jetë në spitalin e Peqinit si pasojë e plagëve të mara.

Ndërkohë policia ka arrestuar 40 vjeçarin.

Njoftimi

Peqin

Policia kap dhe vë në pranga disa minuta pas ngjarjes, autorin e vrasjes së 45-vjeçarit, ndodhur në fshatin Gjocaj, Peqin.

Më datë 08.06.2021, rreth orës 08:30, në fshatin Gjocaj, Peqin, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi L. B, rreth 40 vjeç, banues në Gjocaj, ka plagosur me armë zjarri shtetasin Y. Xh, rreth 45 vjeç, banues në fshatin Pajov, i cili si pasojë e plagëve ta marra ndërroi jetë në spitalin e Peqinit.

Reagimi i menjëhershëm i Policisë bëri të mundur identifikimin e autorit, lokalizimin e vendndodhjes dhe pas disa minutash ndjekje nga shërbimet e Policisë u bë e mundur kapja dhe prangosja e autorit të dyshuar së bashku me armën e zjarrit pistoletë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes


Shtuar 8.06.2021 09:06

Tags: ,