Vrasje me armë zjarri në Shkodër

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Shkodrën mëngjesin e kësaj të marte. Një person është vrarë me armë zjarri në lagjen “Partizani”.

Mësohet se viktima është Nazmi Bandulla, një emër i njohur për autoritetet shqiptare.

Ende nuk dihen detaje të reja në lidhje me këtë ngjarje, ndërsa mësohet se policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 08:15, në lagjen “Partizani”, Shkodër, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi N. B., 55 vjeç, banues në lagjen “Partizani”.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj, me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com


Shtuar 12.04.2022 08:32