E FUNDIT/ Vrasja e biznesmenit në Laç, identifikohet njëri prej autorëve

Është identifikuar njëri prej autorëve të vrasjes së biznesmenit në qytetin e Laçit.
Automjeti me të cilin ai dyshohet se po udhëton është nisur për në Elbasan.
Ndërkohë policia njofton se po ngrihen postoblloqe në hyrje dale të Elbasanit për kapjen e autorit.

Kujtojmë se Laçi u trondit mëngjesin e sotëm nga një ekzekutim me armë zjarri. Biznesmeni Rakip Roli u qëllua për vdekje teksa ishte duke udhëtuar me makinën e tij tip “Audi”.

Dhjetë vite më parë, 55-vjeçari me banim ne fshatin Sanxhak ishte dënuar për një plagosje. Ai së bashku me tre të tjerët rrahën dhe goditën me mjete të forta 22-vjecarin me inicialet I.S.

Si u ekzekutua Rakip Roli?

Dy persona që kanë qenë duke lëvizur në këmbë i kanë dalë përpara automjetit që drejtohej nga biznesmeni dhe kanë qëlluar në drejtim të tij me breshëri plumbash./albeu.com/


Shtuar 10.12.2021 18:08