Villarreal ka fituar Europa League, teksa ka mposhtur Manchester United, pas gjuajtjeve të penalltive, pasi 90 minutat dhe koha shtesë përfunduan në barazim 1-1.
Fillimisht ishin spanjollët që kaluan në avantazh, pas golit të shënuar nga Gerard Moreno në minutën e 29-të. Pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat, ndërsa në të dytën Edison Cavani shënoi për “Djajtë e kuq” në minutën e 55-të, duke vendosur baraspeshën. Skuadrat u përpoqën për të gjetur golin e avantazhit, por nuk arritën të shënonin, duke i mbyllur 90 minutat dhe kohën shtesë në barazim.
Tek penalltitë skuadra e Villarreal u tregua më e saktë, duke fituar trofeun pas një serie të gjatë gjuajtjesh nga 11 metrat.