Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në Durrës. Një 33- vjeçar dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:35, në lagjen nr. 5.
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 14:35, në lagjen nr. 5, dyshohet se është vetëvrarë, me armë zjarri, në banesën e tij, shtetasi F. D., 33 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të ngjarjes.
/Albeu.com.