Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Mirditë ku një shtetas i ka dhënë fund jetës së tij duke u vetëdjegur brenda banesës së tij. Viktima është shtetasi Nikoll Prendi, i cili është gjetur i vdekur në banesën e tij në Reps të Mirditës, i cili edhe mes flakëve nuk ka pranuar ndihmën e komshinjve për ta nxjerrë atë jashtë.
Shtetasi është vëllai i Ndrea Prendit, gardistit të 21 Janarit. Komshinjtë dhe kryetari i fshatit Simon Kola janë munduar me çdo mënyrë që të hapin dyert, por ai nuk ka pranuar. Pasi kanë mbërritur, Shërbimet e Posaçme nga Rrësheni ai u gjet i vdekur.
Burimet bëjnë me dije se viktima, Nikoll Prendi, ishte i divorcuar dhe jetonte i vetëm. /albeu.com/