Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë 5 banorë të lagjes “5 Maji” si edhe janë proceduar penalisht dy të tjerë, një prej tyre i mitur.
Këta shtetas, ditën e djeshme, gjatë zbatimit të vendimit për prishjen e banesave të tyre, goditën me sende të forta punonjësit e Policisë që ishin në detyrë duke i shkaktuar dëmtime fizike.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: Gj. N., 64 vjeç, A. M., 52 vjeç, M. M., 51 vjeç, N. M., 40 vjeç dhe L. M., 32 vjeçe, dhe proceduan penalisht shtetasit B. C., 35 vjeç dhe një shtetas të mitur 17-vjeçar, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”.
Këta shtetas, ditën e djeshme, gjatë zbatimit të vendimit për prishjen e objekteve në rrugën “5 Maji”, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me sende të forta punonjësit e Policisë që ishin në detyrë, duke iu shkaktuar dëmtime fizike. /albeu.com