Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka rënë në spitalin e Fierit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00. Shkak mendohet të jetë bërë një shkëndijë elektrike në repartin e grafisë që ndodhet pranë këtij spitali.
Njoftimi i policisë:
Fier
Informacion paraprak
Sot, rreth orës 10:00, në spitalin Rajonal Fier, në repartin e grafisë, ka rënë zjarr.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse të cilët bënë të mundur fikjen e zjarrit.
Nuk ka persona të dëmtuar.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit./albeu.com