Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Shkodër. Në lagjen “Rus”, rreth orës 07:10 minuta është vrarë një person me armë zjarri dhe një tjetër ka mbetur i plagosur.
Burime për albeu.com bëjnë me dije se viktima është Naim Bajri, anëtar i fisit Bajri.
Naim Bajri është tregtar peshku markatën e lagjes Rus, ka qene duke pirë kafe me punëtorin e tij, i cili ka mbetur i plagosur. Janë qëlluar nga një mjet, 10 here, ku Bajri ka mbetur i vdekur në vend.
Gjithashtu në bypassin e Shkodrës është gjetur një makinë e djegur, që dyshohet të jetë e autorit/ve të ngjarjes.
Policia ndodhet në vendngjarje.