Tentoi të hapte një predhë të vjetër artilerie, plagoset 44-vjeçari në Durrës

Një 44-vjeçar ka mbetur i plagosur ditën e sotme në Durrës.

Dyshohet se 44-vjeçari është dëmtuar aksidentalisht, nga një djegore fundore e vjetër e predhave të artilerisë  të cilën e kishte gjetur në një kosh mbeturinash.

Djegorja i ka plasur në dorë kur ka tentuar ta hapë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës  14:30, në lagjen nr. 17, Durrës

44-vjeçari R.N, është dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje./Albeu.com/


Shtuar 16.03.2023 16:25