Mbrëmjen e sotme, në Tiranë, janë dëgjuar të shtëna me armë.
Ngjarja ka ndodhur në një lokal në zonën e Komunës së Parisit dhe mbeti i plagosur një person, i identifikuar si Edmond Papaj, 49 vjeç.
Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.
Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollin e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit./albeu.com