Një vatër e madhe zjarri është shkaktuar paraditen e sotme, 6 nëntor, në Metalurgjikun e Elbasanit si pasojë e një shpërthimi.
Mësohet se zjarri ka ardhur si pasojë e shpërthimit të fishekëve në pikën e grumbullimit të skrapit.
Makinat e shërbimit zjarrfikës ndodhen në vendngjarje, ndërkohë, paraprakisht nuk raportohet për dëme në njerëz.
Edhe herë të tjera në këtë pike të grumbullimit të skrapit ka pasur shpërthime.
Sakaq, retë e zeza dhe të dendura të tymit kanë mbuluar zonën./albeu.com