Një sherr banal ka ndodhur këtë mesditë në hyrje të tregut në lagjen Rus në Shkodër.
Dy persona janë konfliktuar me njëri tjetrin, e për pasojë njëri prej tyre ka mbetur i plagosur në bark.
Njëri prej personave të përfshirë në sherr ka nxjerre thikën duke e qëlluar në bark, tjetrin.
Për pasojë i plagosuri është transportuar me urgjencë ne Spitalin Rajonal të Shkodrës./albeu.com/