Sekuestrohen 94 mijë dollarë në Rinas, nis hetimi për 2 shtetas libianë

Policia Kufitare e Rinasit ka goditu dy raste të mosdeklarimit të të hollave gjatë 12 orëve të fundit.

Mësohet se janë sekuestruar 94.000 dollarë amerikanë ndërsa ka nisur procedimi për dy shtetas libianë.

Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, si rezultat i kontrolleve të shtuara për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, bazuar dhe në analizën e riskut, në dalje të RSh-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll të detajuar, shtetasit libianë K. A., 55 vjeç dhe M. M., 49 vjeç, të dy banues në Libi.

Gjate kontrollit fizik, në çantën e dorës të shtetasit K. A., shërbimet e Policisë Kufitare gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, shumen prej 45.900 dollarësh amerikanë.

Ndërsa shtetasit M. M., shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan shumën prej 48.100 dollarësh amerikanë.

Në vijim të veprimeve, shtetasit libianë K.A., 55 vjeç dhe M. M., 49 vjeç, u proceduan penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Më herët, Policia Kufitare e Rinasit sekuestroi 47 450 euro dhe procedoi penalisht 2 shtetas turq që nuk i deklaruan në kufi, siç përcaktohet në ligj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./Albeu.com/


Shtuar 29.04.2023 11:36