Ra nga kova e vinçit, ndërron jetë 35-vjeçari në Durrës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Durrës.

Një 35-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht pasi është rrëzuar nga kova e vinçit.

“Gjatë punës për prerjen e degëve të pemëve në lagjen nr. 13, është rrëzuar dhe ka rënë nga koshi i vinçit të punës, punonjësi i firmës që po kryen punime për ndërtimin e pedonales në plazhin e Durrësit, shtetasi , 35 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./Albeu.com


Shtuar 27.10.2023 16:18