Policia ka zhvilluar një operacion në disa fshatra në Bashkinë e Selenicës dhe në Vlorë.
Kontrollet janë zhvilluar në ambiente të mbyllura për shtëpi bari.
Sipas burimeve nga policia aksioni ka nisur prej mesditës së datës 9 shkurt dhe ka vijuar deri në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Albeu.com mëson se në Selenicë është gjetur një “shtëpi bari”, ndërsa një tjetër është konstatuar në afërsi të Vlorës.
Sipas policisë disa persona kanë rënë në pranga ndërsa disa të tjerë janë vënë nën hetim.
Pritet konferencë nga ana e policisë lidhur me këtë operacion./Albeu.com./