Po riparonte çatinë! 60-vjeçari bie nga lartësia, ndërron jetë në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Elbasan.

Një shtetas 60-vjeçar ka rënë nga lartësia duke ndërruar jetë.

Sipas njoftimit zyrtar të bërë për mediat, ngjarja ka ndodhur në fshatin Kusarth, ku 60-vjeçari me inicialet D.L., kishte hipur për të riparuar çatinë e banesës së tij.

Fatkeqësisht teksa ishte mbi çati, humbi kontrollin dhe u rrëzua duke marrë plagë të rënda.

“Më datë 05.09.2021, rreth orës 14:50, shtetasi D.L., rreth 60 vjeç, banues në fshatin Kusarth, Elbasan, i cili duke riparuar çatinë e banesës së tij ka rënë dhe për pasojë ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Elbasan. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, bën me dije policia e Elbasanit.

 


Shtuar 5.09.2021 15:33