Tre persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin në Korçë.
Policia ka nisur hetimet në gjendje të lirë për shtetasit E. K., 19 vjeç, P. M., 20 vjeç dhe B. R., 32 vjeç, banues në fshatin Vloçisht dhe në Maliq.
Në njoftimin zyrtar thuhet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, këta shtetas kanë goditur me grushte njëri-tjetrin.
Gjithashtu shtetasi B. R. ka dëmtuar xhamin e automjetit të shtetasit P. M.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
/Albeu.com/