EMRI/ Plagoset rëndë 55-vjeçari në minierën e Bulqizës

Një aksident i rëndë është regjistruar paraditen e sotme në nëj nga galeritë e një subjekti minerar në Bulqizë.

Sipas policisë lokale, minatori Atli Alimani, 55 vjeç është aksidentuar rëndë në këmbë.

Fillimisht aksidenti është pikasur nga minatorët e tjerë, të cilët kanë bërë të mundur nxjerrjen e minatorit të plagosur dhe e kanë dërguar me urgjencë drejt spitalit të Bulqizës.

Sipas mjekëve, minatori kishte plagë të rënda në këmbë dhe ky fakt i ka detyruar ta dërgojnë me ambulancë drejt Spitalit të Traumës për një mjekim më të specializuar. Ndërkohë, policia dhe grupi hetimor kanë nisur hetimet rreth kësaj ngjarjeje. Mësohet se në komisariat janë shoqëruar drejtuesit teknik dhe po merren në pyetje./Albeu.com.


Shtuar 4.09.2023 11:07