Kolegji Zgjedhor ka vendosur ditën e sotme të përsërisë zgjedhjet për Bashkinë e Rrogozhinës.
Pas kontestimeve dhe provave të depozituara, Kolegji ka vednosur ripërsëritjene zgjedhjeve për Bashkinë e Rrogozhinës.
Në zgjedhjet e 14 majit fitues u shpall kandidati i PS, Edison Memolla, i cili mori 5129 vota, kundrejt 5108 votave që mori kundërshtari i tij, kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë, Shkëlqim Hoxha.
Menjëherë pas përfundimit të numërimit koalicioni Bashkë Fitojmë depozitoi në KQZ kërkesën për ripërsëritje të zgjedhjeve, me pretendimin se në burgun e Rogozhinës kishte patur tjetërsim vote, pasi aty ishte gardian babi i kandidatit socialist.
Pas shqyrtimit të provave, Kolegji Zgjedhor vendosi ditën e sotme të përsërisë zgjedhjet për Bashkinë e Rrogozhinës. Presidenti i Republikës brenda 4 javëve duhet të shpallë datën e re te zgjedhjeve,