Një mobilieri në Nikël të Fushë-Krujës është përfshirë nga flakët. Zjarri ka përfshirë punishten e mobilieri “Rudi” dhe burime për albeu.com bëjnë me dije se flakët kanë përpirë çdo gjë.
Në vendngjarje ndodhen 3 zjarrfikëse të cilat po punojnë për lokalizimin e flëkëve, të cilat janë të favorizuara nga era dhe po rrezikojnë të përhen dhe në magazinat e tjera ngjitur, ku ndër to është dhe shoëroom-i.
Mësohet se mobilieria është në pronësi të Flamur Bramës, banor i zonës.
Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.
Njoftimi i policisë:
Krujë/Informacion paraprak
Rreth orës 18:55, në Tapizë Krujë, ka rënë zjarr në një mobileri.
Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse dhe forcat e Policisë të cilët po bëjnë të mundur fikjen e zjarrit.
Nga zjarri nuk ka të lënduar por vetem dëme materiale. Nga deklarata e punonjësve të mobilerisë dyshohet se zjarri është aksidental.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për te zbuluar shkaqet e zjarrit./albeu.com