E fundit/ Përfshihet nga flakët një makinë në Tiranë

Mesditën e sotme, një makinë është përfshirë nga flakët në Unazën Lindore të Tiranës, në rrugën që të çon nga Farka, drejt mbikalimit të TEG-ut.

Makina ka marrë flakë teksa ishte në lëvizje.

Nga pamjet shihet momenti kur zjarrfikësit shkojnë në vendin e ngjarjes.

Zjarri dyshohet të ketë shpërthyer për shkak të një defekti, fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Shoferi i automjetit ka dalë nga makina sapo ka nisur zjarri.

Zjarrfikësit kanë shkuar në vendin e ngjarjes, por më kot pasi flakët e kanë shkrumbuar plotësisht automjetin.

 


Shtuar 23.12.2023 15:03