Një operacion antidrogë po zhvillohet në Tiranë.
Burime për AlbEu bëjnë me dije se deri më tani janë sekuestruar rreth 10 mijë kokrra ekstazi.
Gjatë aksionit janë shoqëruar 5 persona.
Droga sintetike sapo kishte ardhur në kryeqytet dhe ishte destinuar për tregun e brendshëm.
Mësohet se nga 5 të arrestuarit, 3 janë Shqipëria dhe 2 të tjerë nga Kosova. Dozat, thonë burime të policisë, siguroheshin dhe vinin në vendin tonë nga Kosova.
Ditën e nesërme priten detaje të reja dhe njoftim zyrtar nga ana e policisë në lidhje me goditjen ndaj trafikut të drogës./albeu.com