Ka nisur takimi i liderëve të G7 në Bruksel.
Lajmin e bën të ditur CNN, që raporton se presidenti amerikan Joe Biden do të diskutojë me liderët e G7 për sanksionet e reja dhe veprime e mëtejshme për të ndëshkuar Rusinë për pushtimin e saj në Ukrainë.
Në fillim të takimit, liderët botërorë shkrepën një fotografi, por nuk dhanë asnjë deklaratë për shtyp.
Sipas burimeve për CNN Biden u pa i ulur në një tryezë të rrumbullakët, teksa fletoret e tij kur filloi takimi. Ai hyri në sallë së bashku me kryeministrin britanik Boris Johnson.
G7 përbëhet nga liderë nga disa prej ekonomive më të mëdha në botë: Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA.
Rusia u pezullua për një kohë të pacaktuar nga grupi – i cili në atë kohë njihej si G8 – në vitin 2014 pasi shumica e vendeve anëtare aleate kundër aneksimit të Krimesë./albeu.com/