Një grua rreth 50 vjeçe është gjetur e mbytur sot në detin e Vlorës.
Përgjatë Lungomares, 50-vjeçarja është nxjerrë në breg të detit nga dallgët.
Ndërkohë që policia dhe ambulanca ndodhen në vendngjarje për identifikimin e personit.
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, në lagjen “Uji i Ftohtë”, dyshohet se është mbytur aksidentalisht në det, një shtetase ende e paidentifikuar.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin e shtetases që ka humbur jetën.
/albeu.com