Si pasojë e humbjes së kontrollit, një makinë ka përfunduar e përmbysur në lumin Osum të Beratit.
Brenda mësohen të kenë qënë nëna dhe fëmija 7-vjeçar, të cilët për fat të keq kanë ndërruar jetë.
Njoftimi i policisë:
Berat/Informacion paraprak
Rreth orës 14:00, në rrugën urbane “Antipatrea”, pranë vendit të quajtur “Ura e re”, shtetasja K. Xh., duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka humbur kontrollin dhe ka rënë në lumë.
Për pasojë kanë humbur jetën drejtuesja e mjetit dhe fëmija i saj rreth 6 vjeç.
Grupi hetimor në vendngjarje po kryen veprimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. /albeu.com