E FUNDIT/ Makina përplas motorin në Fushë-Krujë

Një makinë është përplasur me një motor në Fushë-Krujë para pak minutave.

Fatmirësisht drejtuesi i motomjetit ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe nën kujdesin e mjekëve.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Shtetit përmes një njoftimi.

Njoftimi i Policisë:

Krujë/Informacion paraprak.

Rreth orës 18:55, tek nën kalimi i Fushë-Krujës, një automjet me drejtues shtetasin E. A., është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin E. B., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./albeu.com/