Makina përplas 4-vjeçarin në Sarandë, kishte ardhur për pushime me familjen nga Gjermania

Një 4- vjeçar është përpasur nga një makinë mesditën e sotme në Sarandë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 1. Policia bën me dije se shtetasi me iniciale A. S., 69 vjeç, banues në Sarandë, dyshohet se duke drejtuar automjetin e tij tip “Jeep” ka goditur një fëmijë të mitur 4 vjeç, banues në Gjermani.

4-vjeçari është shoqëruar në spital për ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit./Albeu.com.


Shtuar 16.07.2023 13:21