Një aksident ka ndodhur paraditen e kësaj të hëne në Vlorë. Një mjet, në aksin Vlorë-Orikum, ka përplasur për vdekje një 60-vjeçar. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 08:40, në aksin rrugor Vlorë-Orikum, shtetasi K. M., 53 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Kama”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar, rreth 60 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.