Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka thirrur në seli grupin parlamentar.
Mësohet se mbledhja e grupit do të zhvillohet ditën e sotme në orën 16:00.
Kryedemokrati ka zhvilluar një sërë mbledhjesh ditët e fundit jo vetëm me deputetët, por edhe kryetarët e degëve të partisë. Intensifikimi i këtyre mbledhjeve vjen si pasojë e situatës në PD, pas përjashtimit të Sali Berishës nga grupi parlamentar, ndërsa ky i fundit ka nisur takimet në bazë, të cilësuara si “Foltore”./albeu.com