Llalla në spital për shkak të sëmundjes së rëndë, Apeli i Posaçëm nuk e toleron aspak

Në seancën maratonë që po mbahet në Gjykatën e Posaçme të Apelit, trupa gjykuese ka rrëzuar kërkesën e palës mbrojtëse të ish-kryeprokurorit.

Në vendimin e ndërmjetëm që ka dhënë pak minuta më parë, trupa gjykuese rrëzoi kërkesën për akt ekspertim për sëmundjen e Llallës.

Sipas avokatit mbrojtës, Llalla vuan nga një sëmundje dhe ndodhet në regjim spitalor si dhe ka kërkuar  ekspertimet për vlerën e një banese.

Sokol Hazizaj kërkoi pafajësi për Llallën ose rikthimin për gjykim të çështjes sërish në Shkallën e Parë por me një tjetër trupë gjykuese. Mungesën e vetë ish-kryeprokurorit, ai e justifikoi me anë të një akt-ekspertize, në të cilën shkruhej se Llalla ishte në gjendje të rëndë në spital, pasi vuan nga një sëmundje e parikuperueshme.

Apeli ka shtyrë më 22 shtator vendimin për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla.

Ish-kryeprokurori u dënua nga Gjykata e Shkallës së Parë me 2 vite burg për deklarim të rremë dhe fshehje pasurie. Llallës iu ndalua po ashtu që për 5 vite të mos kryejë asnjë funksion publik. Prokurorët e dërguan në Apel.

22 mijë metra katrorë tokë dhe 1 apartament në Durrës i është sekuestruar Llallës nga autoritetet. /albeu.com/


Shtuar 9.09.2021 14:03