Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e sotme në Shkodër. Në Dobrac është plagosur me armë zjarri një person.
Burime për albeu.com bëjnë me dije se atentati është bërë nga një mjet në lëvizje.
Policia ndodhet në vendngjarje.
Njoftimi i policise:
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 18:30, në lagjen Dobraç në Shkoder, në rrethana ende të pa qarta është plagosur me armë zjarrin shtetasi A.B, 38 vjeç banues në lagjen Dobraç, i cili po udhëtonte me mjetin e tij tip Benz.
38 vjeçari është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal Shkoder i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja për kapjen e autorit/ëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, fiksimin e çdo prove të mundshme me qëllim identifikimin e autorëve./albeu.com