E FUNDIT/ Kërcet arma në Shkodër, 23-vjeçari dërgohet me urgjencë në spital

Një përplasje me armë zjarri dyshohet se ka ndodhur në Shkodër mbrëmjen sotme.

Në qendrën shëndetësore të  Thethit është paraqitur për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën, shtetasi  P. H., 23 vjeç, i cili në rrethana ende të paqarta, duke qarkulluar me mjetin e tij nga Thethi në drejtim të fshatit Nderlysë, dyshohet se është plagosur me armë zjarri.

Njoftimi i plotë i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Në qendrën shëndetësore të  Thethit është paraqitur për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën, shtetasi  P. H., 23 vjeç, i cili në rrethana ende të paqarta, duke qarkulluar me mjetin e tij nga Thethi në drejtim të fshatit Nderlysë, dyshohet se është plagosur me armë zjarri.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. /albeu.com/


Shtuar 9.08.2021 21:01