SPAK ka marrë të pandehur ish-bashkëshorten e Arben Ahmetaj, Albina Maçka, të cilës pritet që t’i komunikohen zyrtarisht akuzat në seancën e sotme.
Për Maçkën ka pasur një fletëthirrje për t’u paraqitur në GJKKO më 21 mars, por seanca u shty për në datën 26 Mars.
Ende nuk dihet se çfarë akuze do t’i komunikohet zyrtarisht Maçkën, teksa emri i saj zë vend të konsiderueshëm në dosjen hetimore të SPAK, sa i takon pasurisë, tjetërsimit të pronave apo faturave të majme të pajustifikuara për investime në apartamente dhe vilën në Palasë.
Ndërkohë që Ahmetaj ndodhet në Zvicër, së bashku me partneren aktuale dhe vajzën e mitur.