EMRI/ I vihet tritol banesës së efektivit të policisë në Shkodër

Orët e para të mëngjesit të sotëm i është vënë tritol banesës së një efektivi policie, në Shkodër.

Sipas burimeve, mësohet se autorët kanë qenë duke lëvizur me një automjet kur lëndën plasëse e kanë hedhur brenda në oborr.

Tritoli i është vënë banesës së policit Valter Serra.

Nga shpërthimi raportohet vetëm për dëme materiale.

Njoftimi i policisë:

Më datë 30.12.2022, rreth orës 02:00, në fshatin Bardhaj, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, para banesës së shtetasit V. S., me detyrë punonjës i Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Shkodër.

Si pasojë është dëmtuar automjeti tip “Volkswagen” në pronësi të këtij shtetasi dhe janë shkaktuar dëmtime të lehta në banesën e tij.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Grupi i posaçëm hetimor i ngritur për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, nga veprimet e para hetimore, ka siguruar prova që do të çojnë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve./albeu.com


Shtuar 30.12.2022 10:40