I moshuari në Ballsh humb ekuilibrin dhe bie nga ura, ndërron jetë

Një 71-vjeçar duke kaluar një urë në Ballsh ka humbur ekuilibron dhe ka rënë. Për pasojë ka ndërruar jetë.

Njoftimi i policisë:

Mallakastër/Informacion paraprak

Sot rreth orës 10:40, në lagjen “5 Shkurti”, Ballsh, dyshohet se ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë nga ura, shtetasi B. C., 71 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./albeu.com


Shtuar 28.05.2022 11:44