I dënuar më parë për vjedhje, 22-vjeçari “trim” kapet me armë zjarri mes Tiranës

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 20-vjeçar pasi është kapur duke qarkulluar me armë zjarri.  I riu nuk është i panjohur për policinë e Shtetit pasi është vënë edhe më parë në pranga për veprën penale, vjedhje.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të punës për kapjen e personave që disponojnë armë zjarri pa leje, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe rritjen e parametrave të sigurisë në qytet, në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative, arrestuan në kushtet e flagrancë shtetasin I. Gj., 22 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”…’- njofton policia.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme të armëmbajtjes pa leje.

Qarkullonte me armë zjarri me vete, vihet në pranga 22-vjeçari.

22-vjeçari, me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes.

Sekuestrohet 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të punës për kapjen e personave që disponojnë armë zjarri pa leje, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe rritjen e parametrave të sigurisë në qytet, në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative, arrestuan në kushtet e flagrancë shtetasin I. Gj., 22 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e dorës të këtij shtetasi, sherbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”. /albeu.com/

 


Shtuar 12.09.2021 12:40