Një grabitje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Tiranë, në Babrru.
Burimet bëjnë me dije se dy persona ende të paidentifikuar, të maskuar me kapuçët e xhupave që kishin veshur, kanë hyrë në filialin e Postës Shqiptare, ku kanë marrë një shumë parash rreth 200.000 lekë dhe janë larguar me biçikleta.
Të lidhura
None found
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 15.12.2021, rreth orës 09:15, në Babrru, dy persona ende të paidentifikuar, të maskuar me kapuçët e xhupave që kishin veshur, kanë hyrë në filialin e Postës Shqiptare, ku kanë marrë një shumë parash rreth 200.000 lekë dhe janë larguar me biçikleta.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Shërbimet e Policisë po krehin zonën, për të bërë të mundur kapjen e tyre. /albeu.com/
