Gjirokastriti merr vëllain e shkon për të rrahur ish-gruan, sulmojnë dhe 33-vjeçarin

Policia e Gjirokastrës kanë shpallur në kërkim dy persona të cilët kanë dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht një shtetase, ish-bashkëshortja e njërit prej vëllezësrve.

Gjithashtu  për motive të dobëta kanë qëlluar me mjet mprehës dhe dorezë hekuri shtetasin S. G., 33 vjeç, banues në Gjirokastër, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Gjirokastër jashtë rrezikut për jetën.

Vijon puna intensive për kapjen dhe ndalimin e shtetasve F. S. dhe G. S.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër shpallën në kërkim shtetasit F. S. dhe G. S.(vëllezër) pasi këta shtetas gjatë mbrëmjes së datës 25.09.2021, në një bar-kafe në lagjen “18-Shtatori”, Gjirokastër kanë dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht shtetasen O. S.(ish bashkëshortja e shtetasit F. S.).

Gjithashtu për motive të dobëta kanë qëlluar me mjet mprehës dhe dorezë hekuri shtetasin S. G., 33 vjeç, banues në Gjirokastër, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Gjirokastër jashtë rrezikut për jetën.

Vijon puna intensive për kapjen dhe ndalimin e shtetasve F. S. dhe G. S. /albeu.com/

 


Shtuar 26.09.2021 09:01