Një 72-vjeçar në Vlorë është gjetur pa shenja jete në lagjen “Pavarësia”. Nga këqyrja paraprake, nuk i janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka qenë natyrale.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Më datë 25.01.2022, rreth orës 17:30, në lagjen “Pavarsia”, Vlorë është gjetur pa shenja jete, në banesën e tij shtetasi R. P., 72 vjeç. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune, paraprakisht dyshohet vdekje natyrale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./albeu.com