Gjenden armë zjarri brenda një furgoni në portin e Durrësit

Gjatë një kontrolli në portin e Durrësit, brenda nja furgoni janë gjetur 8 armë zjarri.

Burime për AlbEu.com. bëjnë me dije se armët janë të tipit pistoletë dhe se janë të reja e të papërdorura.

Policia po kryen verifikimin e dokumentacionit të armëve, ndërsa shoferi i furgonit po shoqërohet në polici për tu marrë në pyetje.


Shtuar 10.04.2023 18:54