E përplasi makina, vdes drejtuesi i motorit në Fier

Një 50 vjeçar ka gjetur vdekjen pasi teksa po ecte me motor, është përplasur nga një makinë e tipit Opel.

Ngjarja ka ndodhur nw Fier ndërsa është shoqëruar drejtuesi i automjetit dhe po kryhen veprimet procedurale.

Informacion paraprak

Sot rreth orës 13:45, në fshatin Zharrëz, Patos, shtetasi E. S., 33 vjeç, banues në Patos, duke drejtuar automjetin tip “Opel” është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin A. H., rreth 50 vjeç, banues në fshatin Zharrëz.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit.

Eshtë shoqëruar drejtuesi i automjetit dhe po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


Shtuar 30.04.2021 14:48