Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për herë të parë publikisht pas vendimit të GJKKO e cila ka dhënë masën detyrim paraqitje ndaj tij, si dhe ka dhënë vendimin për arrestimin e Jamarbër Malltezit dhe ortakut të tij, Fatmir Bekteshi.
Berisha tha se ky është një urdhër politik.
“Edi Rama hyrë në agoninë e tij politike. Ai i tronditur deri në palcë nga krimet e tij, nga aferat në të cilat nuk ka drejtësi në botë që e shpëton, afera McGonigal, afera e djegësve, e sterilizatorëve, Portit të Durrësit, Butrintit. Edi rama pasi ka humbur mandatin e deputetit siç thotë Kushtetuta me tenderat që ka fituar në kundërshtim me Kushtetutën e venit, thjeshtëra Xhillari me komapanin “i Riu”, apo kompania e Fangut, me implikimin e saj në rolin e bankave, de facto rama nuk ëhstë më deputet i Kuvendit të Shqipërisë.
Rama pasi ka grabitur në mënyrë suksesive votën e shqiptarëve dhe eleminoi, pasi u damkos nga qytetarët e Kosovës sivllau i Vuçiçit, nga opozita si argat o Beogradit, dhe aps fillimit të lëvizjes opozitare pa kthim dje në parlamentin e Sqhipërisë, ai urdhëroi prokurorët e tij mercenarë të denoncuar publikisht në këtë sallë për fshehje dokumentash, bashkëpunim me krimin, për të lëshuar urdhër në kundërshtim me Kushtetutën, nenin 73 të saj, i cili përcakton se liria e deputetit në çdo formë, lëvizjeje nuk mund të cënohet pa miratimin e parlamentit, por duke qenë autor i një propozimi të tillë në vitin 2021 që ky nen të hiqet, unë pranoj plotësisht sfidën. Pra as kufizimi im për të lvizur nëpër Sqhiëpri, unë jam deputet e do të takohem me zgjedhësit, të cilët sot janë më Sali Berishë se kurre”, tha Berisha.