Ka përfunduar gara edhe mes burrave kandidatë për Kryesinë e PS.
Burimet bëjnë me dije se dy socialistët më të votuar janë Ilir Beqja dhe Ditmir Bushati.
Rikujtojmë se Ditmir Bushati u la jashtë Kuvendit të Shqipërisë nga kryeministri Rama pas kritikave publike të bëra nga Bushati.
Por sot, gjatë asamblesë së PS, ishte vetë kryeministri Rama i cili hodhi në votim emrin e Bushatit, i cili sipas burimeve nga selia e PS, është më i votuari, pasuar nga Ilir Beqja.
Lista fituese përbëhet nga:
Pandeli Majko,
Ditmir Bushati,
Armando Subashi
Ilir Beqaj.
Erion Braçe
Arben Pëllumbi
Lista fituese mes kandidateve gra:
Evis Kushi
Mimi Kodheli
Ogerta Manastirliu
Olta Xhaçka
Belinda Balluku
Blerina Gjylameti. /albeu.com/