Breshëri plumbash në mesnatë, çfarë ndodhi në autostradën Tiranë-Durrës?

Pak orë pas mesnatës, qytetarët pranë autostradës Durrës- Tiranë janë tronditur si pasojë e disa të shtënave me armë zjarri.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se në orën 01:45 në autostradën Durrës-Tiranë, një përson i paidentifikuar që po qarkullonte me armë zjarri ka qëlluar me breshëri arme në ajër.

Policia po punon për identifikimin e autorit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 10.08.2021, në orën 01:45, në autostradën Durrës-Tiranë, një person ende i paidentifikuar i cili qarkullonte me automjet dyshohet se ka qëlluar në ajër me armë zjarri. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve. /albeu.com/

 


Shtuar 10.08.2021 10:09