Armando Subashi thirret në SPAK

Kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi është thirrur nga Prokuroria e Përgjithshme (SPAK) për t’u pyetur në lidhje me inceneratorin e Fierit.

Mësohet se ai është thirrur në cilësinë e deklaruesit dhe po jep shpjegime.

Prokuroria e Posaçme vijon po ashtu hetimet për inceneratorin e Elbasanit, ku përveç ish ministrit Koka dhe dy biznesmenëve, persona të tjerë mund të vihen nën akuzë.

Burime nga struktura antikorrupsion bejnë me dije se SPAK ka marrë në pyetje gjatë kësaj jave edhe disa persona të tjerë, mes të cilëve edhe zyrtarë.

Mësohet se mes personave të që janë pyetur janë dy punonjës së bashkisë Elbasan si dhe një ish zyrtare e lartë e ministrisë së mjedisit.

Të gjithë personat e pyetur nga SPAK, kanë pasur poste drejtueses si dhe nuk dihet nëse janë pyetur nën cilësinë e personave nën hetim apo që kanë pasur dijeni lidhur me inceneratorin e Elbasanit.


Shtuar 18.02.2022 14:09