Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka reaguar publikisht për herë të parë në lidhje me ngjarjet e fundit kriminale në vend, ku kanë shkaktuar të paktën 8 viktima.
Gjatë konferencës për shtyp Çuçi pranoi peshën e tragjedisë së ngjarjeve të fundit, aksidenti në Vlorë me 4 viktimë, dhe përplasje në Velipojë me 4 viktima e dy të plagosur. Çuçi mori në mbrojtje policinë e Shtetit duke deklaruar se policia e Shtetit nuk mund të ndjekë çdo makinë dhe të parandalojë sherret mes fqinjeve.
“Ditët e fundit jemi tronditur nga dy ngjarje të rënda, njëra nga aksidenti me 4 viktima dhe ngjarja në Velipojë me 4 të vdekur.
E kuptoj shqetësimin publik por Policia e Shtetit as nuk ndjek dot cdo makinë dhe nuk mund të parandalojë një sherr mes dy fqinjëve…”
Rikujtojmë se vetë familjarët e dy familjeve kanë deklaruar se policia kishte dinjeni mbi ngjarjen prej 1 jave dhe mund të ishte parandaluar.
Pjesë nga fjala e Çuçit:
Mbi të gjithë duhet të reflektojnë prokurorë e gjykatës që nuk kanë kaluar vettingun dhe operojnë vendimin KÇK. Policia parandalon por nuk dënon shkelës e kriminelë. Mjafton të marrim një shembull, kemi shtrënguar masat kundër armëjmbajtjes pa leje.
Janë ndaluar në flagracë 3 persona me precendtë të rrezikshëm. Madje në një rast, arma kishte edhe fishek në fole. Por prokurorët e gjyqtarës, si Elida Çufi në Shkodër, apo dyshja Elona Alvora dhe Albert Spiro në Vlorë. Si dhe prokurori Erind Rahovica dhe Piro Sota në Fier. /albeu.com/