Aksident me vdekje në Malësinë e Madhe

Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në Malësinë e Madhe.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor “Shkodër-Hani i Hotit”, ku një automjet me drejtues një 20-vjeçar ka përplasur për vdekje një këmbësor 68-vjeçar.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur “Aliaj”.

Policia ka shoqëruar në komisariat të riun ndërsa grupi hetimor vijon hetimet për përcaktimin e shkakut të këtij aksidenti.

Njoftimi i policise

Rreth orës 19:55, në aksin rrugor “Shkodër-Hani i Hotit”, në vendin e quajtur “Aliaj”, automjeti me drejtues shtetasin K. S., 20 vjeç, ka përplasur shtetasin Ll. P., 68 vjeç (këmbësor).

Nga përplasja, 68-vjeçari ka humbur jetën. Ndërkaq, Policia ka shoqëruar në Komisariat, shtetasin K. S., për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor vijon hetimet për përcaktimin e shkakut të këtij aksidenti.

/Albeu.com


Shtuar 10.09.2023 20:33