Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Fushë Krujë-Krujë, ku një makinë është përplasur me një furgon fasonerie, si pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur.
Nga informacionet e marra deri tani , një nga të plagosurit është nisur drejt spitalit të Traumës.
Të plagosur kanë mbetur Nezir Neziri, shofer i furgonit, dhe Gëzim Hoxha, shofer i “Audit”. Ndërkohë drejt Traumës është transportuar Neziri.
Fatmirësisht në momentin e përplasjes furgoni ka qenë pa punëtorë.
Dyshohet se shkak është bërë shpejtësia tej normave e “Audi”, dhe ndërprerja e rrugës në mënyrë të gabuar nga ana e furgonit.