E FUNDIT/ 30 pako me kapsolla elektrike e detonatorë, prangoset 53-vjeçari në Himarë

Një 53-vjeçar në Himarë ka rënë në prangat e policisë.

Gjatë një operacioni të zhvilluar, atij i janë sekuestruar 30 pako me kapsolla elektrike, detonatorë, ndezësa dhe fitil zjarrpërcjellës.

Njoftimi i Policisë:

Himarë – Finalizohet operacioni policor i koduar “Detonatorët”, për goditjen e veprimtarisë së mbajtjes së lëndëve eksplozive.

Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Himarë.

Sekuestrohen 30 pako me kapsolla elektrike, detonatorë, ndezësa dhe fitil zjarrpërcjellës.

Vihet në pranga poseduesi.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në zbatim të planit të masave për mbajtjen nën kontroll të personave me tendenca kriminale, kapjen e personave në kërkim, atyre që posedojmë lëndë eksplozive apo sende të tjera të kundërligjshme, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Detonatorët”.

Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi F. K., 53 vjeç, banues në Himarë.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, në bodrum, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 30 pako me kapsolla elektrike, detonatorë, ndezës dhe fitil zjarrpërcjellës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.


Shtuar 7.03.2022 14:34